FOTO/ Studentët kërkojnë përmirësim të kushteve, Rama fillon me fasadat në “Qytet...

FOTO/ Studentët kërkojnë përmirësim të kushteve, Rama fillon me fasadat në “Qytet Studenti”

179
0
Shares

Ndërkohë që prej ditësh studentët në Tiranë po protestojnë për uljen e tarifave dhe kërkojnë me ngulm plotësimin e 8 kërkesave të tyre, qeveria miratoi dje vendimin për rikonstruksion të konvikteve, ku është një ndër pikat kryesore të shtruara nga studentët.

Studentët kanë kërkuar përmirësim të kushteve të konvikteve, dhe siç duket nga fotot qeveria ka filluar  nga puna mbrëmjen e sotme për rikonstruksionin e fasadave në “Qytet Studenti”, tek godina numër 5.

Këshilli i Ministrave, miratoi dje një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane një VKM e cila përcakton qartë se projekti për rikonstruksion të konvikteve kap një vlerë prej 3 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY