Risia e re, çfarë ka menduar Instagram për festat e fundvitit

Risia e re, çfarë ka menduar Instagram për festat e fundvitit

56
0
Shares

Të lodhur nga të njëjtat DM-të e vjetra, të bazuara në tekste? Lajm i mirë, atëherë: Instagram tani ju lejon të dërgoni mesazhe zanore. Kështu për t’iu uruar festat miqve tuaj, mjafton të dërgoni një mesazh zanor.

Të hënën, aplikacioni më popullor shtoi një veçori që ju lejon të ndani mesazhe të shkurtra audio me miqtë. Nëse e keni përdorur mesazhin zanor në Facebook Messenger, atëherë e njëjta mënyrë vlen dhe për Instagram: Mbajeni butonin e mikrofonit të shtypur, regjistroni një mesazh të shkurtër dhe dërgoni si pjesë të një bisede.

Versioni i ri funksionon si në pajisjet iOS dhe Android, sipas Tech Crunch, i cili thotë se mesazhet mund të jenë deri në një minutë të gjatë.

Nëse ende se keni kuptuar, provojeni tani në telefonin tuaj.

Brenda pak javësh, Instagram ka ardhur me risi të reja, ku vetëm muajin e kaluar prezantoi opsionin e InstaStory të cilën tashmë e ndan vetëm me ‘Close Friends’.

Pritet që Instagram të vijë shumë shpejt me video chat, e cila i jep mundësinë të kompletohet si aplikacion./Droni.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY