Berisha/ Rama studentëve: Ejani të luftojmë se bashku korrupsionin e Thanasit!

Berisha/ Rama studentëve: Ejani të luftojmë se bashku korrupsionin e Thanasit!

104
0
Shares

Nga Sali Berisha

Mashtrimet dhe cinizmi i Edvinit merr përgjigjen e merituar nga studentët grevistë!

Të dashur miq, studentet janë sot ne ditën e peste te protestës se tyre masive kundër gjobave dhe rrjepjes me tarifa 4-15 here me te larta se ne vendet e BE dhe 7 here me te larta se sa ne vendet e rajonit. Kjo gjendje e rende u krijua sepse me antireformen e diktuar nga universitetet e klienteles, u dha këtyre universiteteve statusin e universiteteve publike ne shpërndarjen e studenteve dhe për me tepër, për te ndihmuar ato, rrit tarifat dhe orienton drejt tyre masterat dhe doktoratat.

Tani ai është një skllav i blere i universiteteve te klienteles, nuk kthehet dot mbrapa. Pas fyerjeve te fillimit, cilësimit te studenteve me mendësi totalitare si ‘ngeles’ dhe reagimit burrëror dhe civil te studenteve ndaj këtij qëndrimi arrogant, Rama i tmerruar dhe ne panik te plote përpiqet ti mashtroje ata dhe, ne nje hark kohor te shkurtër, ai, ne vend se te shpalle plotësimin e menjëhershëm pa kushte te kërkesave te tyre, me cinizëm i fton ata për dialog ne zyrën apo Facebookun e tij pavarësisht se ata e kane thënë me qindra here se nuk ka dhe nuk do ketë negociata por vetëm plotësim te kërkesave.

Kulmin hipokrizia, cinizmi dhe pafytyrësia e Edvinit arrin kur ai, duke shfrytëzuar denoncimin e drejte nga studentet te pedagogeve te korruptuar te universiteteve me ne krye te listës Thanas Xhillarin, ish bashkëshortin e Linda Bashes, te cilin vete Rama e ka futur ne disa borde dhe afera te denoncuara publikisht dhe ne parlament, ai ju bën ftesën studenteve hajdeni me ndihmoni te luftojmë bashke korrupsionin e Thanasit ndërkohë qe vete Rama është i akuzuar nga raporte ndërkombëtar qe ne vitin 2014 për vjedhjen 200 milionë euro dhe nuk ka kundërshtuar asnjë fjale.

Kurse keto 5 vite te qeverisjes mbi te rendojnë akuza për dhjetëra mega afera korrupsioni duke filluar nga ÇEZ, PPP ne vlere vjedhje prej 1,2 miliard euro. Autostrada Ibe -Tirane, by passi i Fierit dhe dhjetëra afera te tjera. Vjet DASH ne raportin e tij për Shqipërinë deklaron për here te pare se ne ketë vend është instaluar sistemi i korrupsionit te papërmbajtur dhe vetëkuptohet qe ne krye te tij është Edvin Rama.

Duke përfunduar, dënoj me ashpërsi cinizmin dhe mashtrimet e tij dhe kërkoj plotësimin e menjëhershëm te kërkesave te drejta te studenteve si dhe iu bej thirrje te gjithë te rinjve dhe qytetareve shqiptare te bashkohen me studentet dhe kauzën e tyre te drejte!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY