Albana Vokshi/ ‘Ramës s’po ia var askush dhe po tërbohet’

Ndaje

Pas reagimit të Edi Ramës në Twitter ku shprehej se në ftesën ndaj studentëve nuk fliste për negociata, por për dialog, ka reaguar deputetja demokrate Albana Vokshi.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi shprehet se Rama adreson pyetje vetes dhe po kështu përgjigjet, ndërsa shton me ironi se atij i ka ngelur sharra në gozhdë me studentët.

Sipas saj studentët nuk po kërkojnë asgjë tjetër pos të drejtave të tyre.

POSTIMI I VOKSHIT:

Vetë pyet, vetë përgjigjet, vetë bërtet e ulëret, vetë qesh kot e vetë ngryset, vetë ofrohet e vetë vetë-refuzohet….Po tërbohet se s’po ja var askush asaj çka kazani i tij i llumit dhe intrigës gatuan.

I ka hasur sharra në gozhdë me studentët e vendosur për të marrë as më shumë e as më pak vetëm të drejtat e tyre.

Nuk duan lëmoshën që do t’u hedhë kryeministri por dinjitozë kërkojnë vetëm atë që me ligj ju takon: të drejtën për arsim cilësor e të përballueshëm.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje