FOTO/ Studentët nuk dorëzohen, protestojnë edhe nesër, ja propozimet e tyre

FOTO/ Studentët nuk dorëzohen, protestojnë edhe nesër, ja propozimet e tyre

82
0
Shares

Dhjetori i dytë vazhdon. Studentët kanë bërë thirrje në rrjetet sociale, se protesta e tyre do ta vazhdojë sërish nësër, duke u shpreh të vendosur që ajo mos të politizohet.

Ata thonë se duke qenë se grupe të tjera po mundohen t’i përçajnë kanë hedhur disa ide.

E para kërkojnë që mos ketë një drejtues, por organizimi të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e dyta që të bëhen të dallueshëm nga grupe politike propozojnë që të mbajnë në dorë një shami të kuqe.

Ata kanë publikuar axhendën sipas së cilës të gjithë studentët do të mblidhen nëpër fakultetet e tyre nga ora 8:30 deri në orën 9:30 dhe më pas do të nisin marshimin për të qenë në orën 10:00 përpara ministrisë së Arsimit.

“Studentë, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm plotësimin e kushteve! Kush nuk ka mundësi të shkojë të mblidhet pranë fakulteteve të vet, të vijë direkt në ministrinë e Arsimit”, thuhet në faqen e facebook-ut të Universiteti.info.

Edhe Lëvizja për Universitet bën thirrje që politika të qëndrojë larg studentëve.

“Studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit po përballen me një fushatë të koordinuar dezinformimi dhe orvatjesh për t’i përçarë.Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve. Edhe më fort se nga ne, thirrja për mospërfshirjen e partive vjen nga mijëra studentë njëzëri. Janë ata që e kanë kuptuar se partitë kanë vetëm një interes: përçarjen e studentëve dhe instrumentalizimin e protestës për agjendat e tyre”.

Ata përsëritin qëndrimin e tyre, jo negociata, por vetëm plotësim të kushteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY