VIDEO/ Përshkallëzohet protesta te Unazë e re, për herë të parë kërkohet...

VIDEO/ Përshkallëzohet protesta te Unazë e re, për herë të parë kërkohet rrëzimi i qeverisë

263
0
Shares

 

Në ditën e 31 të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë bllokuar rrugën kryesore.

Protestës i janë bashkuar deputetët e opozitës si dhe analisti Fatos Lubonja, i cili gjatë prononcimit të tij tha se i është bashkuar protestës si qytetar i këtij vendi.

Fatos Lubonja ka veshur jelekun portokalli, ndërsa u shpreh se duhet rrëzuar kjo qeveri që po shkon nga krimi në krim.

“Unë kam ardhur sepse kjo nuk është vetëm çështje e Astirit, pasi ka ndodhur kudo. Unë kam ardhur këtu si qytetar, pasi kjo është çështje e të gjithëve. Ne duam t’u japim kurajo qytetarëve sepse po shkelet ligji. Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin.Po nuk u bashkuam do na hanë një nga një. Duhet të rrëzojmë këtë qeveri sepse po shkon nga krimi në krim”- tha Lubonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY