Tentativë vrasje në Kuçovë, policia parandalon krimin, në pranga 4 persona

Tentativë vrasje në Kuçovë, policia parandalon krimin, në pranga 4 persona

76
0
Shares

Policia ka arritur të kapë në flagrancë një shtetas, i cili tentoi të vrasë me thikë një shtetas tjetër.

Gjithashtu u arrestuan dhe tre shtetas të tjerë të cilët dyshohen se para një muaji i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër.

Policia në njoftimin e saj thotë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•F.B, 25 vjeç, banues në lagjen ”11 Janari”, Kuçovë.

•E.K, 29 vjeç,
•A.K, 17 vjeç
•Sh.P, 16 vjeç, të tre banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta, shtetasi F.B ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasin E.K, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, pasi ky i fundit në bashkëpunim me shtetasit A.K dhe Sh.P, dyshohet se para një muaji i kanë hequr lirinë shtetasit R.B, 18 vjeç ( i afërm i shtetasit F.B)

Policia e Komisariatit Kuçovë sapo morën njoftimin organizuan punën dhe falë një pune të mirëorganizuar identifikuan dhe arrestuan në kohë rekord autorin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shtetasi F.B për veprën penale,

“Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, ”Moskallzim i krimit”, parashikuar nga neni 76, 22, 300 të Kodit Penal. Shtetasit E.K, A.K dhe Sh.P, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Heqje e paligjëshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 300, 110 dhe 25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY