Rama “luftë” portaleve: Nuk do ndëshkohen vetëm shpifësit, por edhe kopjacët…

Rama “luftë” portaleve: Nuk do ndëshkohen vetëm shpifësit, por edhe kopjacët…

113
0
Shares

Kryeministri Edi Rama sfidoi të gjitha portalet duke deklaruar se do të gjobiten të gjitha ato që do të publikojnë lajme të rreme.

Shefi i ekzekutivit po ashtu tha se ligji për antishpifjen parashikon edhe ndëshkim për ata që kopjojnë lajmet.

Deklaratat e Ramës gjatë një darke pune me pjesëmarrësit e konferencës së agjencive të lajmeve europiane dhe ballkanike me temë :“News Agencies vs Fake News”:

Ne do të rrisim gjobën për lajmet e rreme dhe për shpifjen sic unë e quaj me një fjalë të vetme dhe besoj që është mëse e mjaftueshme për të krijuar një situatë më të shëndetshme. 

Ashtu sikundër është e domosdoshme të garantojmë të drejtën e autorit. Të garantojmë që të gjitha mediat që prodhojnë të jenë të mbrojtura nga ligji dhe të mos e shohin veten të konkurruara në mënyrë të pandershme në sekondën e parë që nxjerrin një prodhim të tyre në rrjetet online, pasi ai prodhim merret dhe shumëfishohet në pafundësi. Tek shumëfishimi në pafundësi do të ndërhyjmë për të ndëshkuar përhapsin e shpifjes. Që do të thotë se nëse një media është përgjegjëse për një lajm të rremë, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e origjinës. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY