Drejtonte makinën i dehur, 52-vjeçari aksidenton rëndë gruan

Drejtonte makinën i dehur, 52-vjeçari aksidenton rëndë gruan

94
0
Shares

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi ka aksidentuar një grua në aksin Gjirokastër-Kordhocë.

Referuar burimeve të policisë, 52-vjeçari ka qënë i dehur teksa drejtonte automjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale B. Ç., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në vendin e quajtur “N.SH.N”, 52-vjeçari duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l, ka goditur shtetasen L.G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, gruaja e plagosur është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY