SHBA uron Shqipërinë për 106 vjetorin e Pavarësisë

SHBA uron Shqipërinë për 106 vjetorin e Pavarësisë

48
0
Shares

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, teksa uron popullin shqiptar me rastin e 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, përgëzon  qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e vazhdueshme në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, si dhe mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor.

Deklarata e plotë:

Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, dërgoj urimet për popullin shqiptar teksa feston Ditën e Pavarësisë.

Ndërsa shënoni 106 vitet tuaja të pavarësisë, ne në Amerikë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë tonë të qëndrueshme me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Botëror për Mposhtjen e ISIS, gjë të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në botë. Ne përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e vazhdueshme në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, si dhe mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor,

Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e fortë midis popujve tanë dhe mirëpresim partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona për shumë vite që do të vijnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY