Ermali sqaron incidentin me blogeren: Më ngriti kurth, do publikoj një video...

Ermali sqaron incidentin me blogeren: Më ngriti kurth, do publikoj një video së shpejti …

140
0
Shares

Blogerja e njohur Alyne para pak ditësh publikoi një video në të cilën jepte variantin e saj për incidentin e ndodhur në emisionin ‘Xing me Ermalin’. Ajo e cilësoi pyetjen e Kejvina Kthjellës, një pyetje seksiste, teksa shpërtheu në lot kur u detyrua të deklaronte se në Shqipëri i trajtojnë femrat si objekte seksi.

Ermali ka dhënë një tjetër variant të ngjarjes. I ftuar në emisionin ‘Provokacija’, Ermali tregoi për herë të parë për incidentin që i ndodhi me partneren e blogerit të njohur të udhëtimeve, Alyne.

Ka qënë bloggerja e cila i ka ngritur kurth, sipas tij. Moderatori tregoi se duke qenë se Alyne mbron të drejtat e grave, ka shfrytëzuar emisionin e tij, për të dhënë mesazhe se në Shqipëri trajtohen gratë si objekte.

Aline me ngriti një kurth mua, duke shfrytëzuar momentin në emision për të mbrojtur kauzën e saj në mbështetje të grave. Kjo vajzë ishte shumë e talentuar për ta shfrytëzuar momentin. Duke e parë veten si aktiviste për mbrojtjen e femrave, tha po e shfrytëzoj këtë moment dhe e bëri. Po përgatis një video që do të dalë këtë javë dhe do të sqarojë se ky emision është për humor dhe nëse ne do të analizonim çdo fjalë, çdo veprim, nuk do të qeshnim kurrë’, shprehet Mamaqi.

Ermali thotë se pas kësaj fshihet një tjetër skenar.

Ai tregoi dhe për prapaskenat e të gjithë situatës.

“Ajo e kishte marrë vesh pyetjen, me sa mora vesh, dhe kishte thënë me bëj një pyetje tjetër. Mirëpo ky është emisioni im dhe këto i vendos unë. Padyshim që dyshoj tek lotët e saj. Unë po përgatis një video që do ta nxjerr këtë javë e cila shpjegon si shkoi ngjarja dhe pse të bësh humor në këtë nivel nuk është seksizëm. Ajo mu lut që ta transmetoja këtë video”. 

Ermali gjithashtu paralajmëron se në vijim do të ketë një video që do të publikojë që do të tregojë të vërtetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY