FOTO / “Policja me gishtat e prerë”, si u manipulua opinioni publik

FOTO / “Policja me gishtat e prerë”, si u manipulua opinioni publik

1111
0
Shares

Protesta e banorëve të Unazës së Re ditën e sotme degjeneroi në dhunë ku u landuan disa qytetarë por edhe policë.

Situata u tensionua gjatë kohës që në Kuvend fliste kryeministri Rama i cili përveç se bëri të ditur se ata që ‘s’kanë letra’ nuk do merrnin asgjë, i quajti banorët e Unazës së Re “zaptues profesionistë”.

Gjatë përplasjes të banorëve me policinë, veç të tjerëve u plagos në dorë nga një kapsoll edhe një police 24-vjeçare, Ina Nuku.

Fillimisht u raportua se ajo kishte humbur dy gishta, media të tjera e thonin 4, ndërsa ehde vetë kryeministri i cili dhe e vizitoi në spital, foli për “gishta të prerë”.

Por me sa duket e vërteta është më ndryshe dhe efektivja e forcave “Shqiponja” nuk ka humbur asnjë gisht, por thjeshtë ka pësuar një lëndim me pasoja joserioze.

Ka qenë ish-kryeministri Berisha i cili ka publikuar dhe foton e 24-vjeçares nga spitali, ku siç shihet ajo nuk ka humbur asnjë nga gishtat e saj.

Postimi i Berishës

Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!

Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere.

Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!

ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit. sb

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY