“E kam për turp të vish të më takosh ti”/ E plagosura...

“E kam për turp të vish të më takosh ti”/ E plagosura e protestës shpërthen ndaj Ramës

797
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, është përballur sërish me protestuesit gjatë kohës që ka qenë duke krye vizita tek efektivët e plagosur që ishin shtruar në Spitalin e Traumës.

Në një moment Rama është përballur me një protestuese, e cila ishte shtruar pas plagëve që kishte marrë nga dhuna policore. Kreu i qeverisë i ka thënë protestueses se nuk ishte aty për të vizituar atë, por e menjëhershme ka qenë përgjigja e gruas e cila i ka thënë Ramës se e ka turp të vizitohej prej tij.

Debati mes kryeministrit dhe protestueses është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

POSTIMI I BERISHES:

Protestuesja e shtruar në spital nga dhuna ia plas në fytyrë Edvin Kristaq Urrejtjes!

Lexoni njoftimin e gazetarit. sb

Kryeministri sjellje arrogante edhe në spital, protestuesja e plagosur ia përplas në fytyrë.

Ajo i thote e kam per turp te vish ti te me vizitosh.

Një nga protestueset e plagosura gjatë përplasjes me policinë para Kuvendit, i është rikthyer sërish protestës, mbrëmjen e sotme te Unaza e re, pas ndihmës mjekësore në spital.

Ajo shprehet se i është bashkuar protestës vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.

“Jam shumë pa qejf, por jam ngritur vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.

Më erdhi kryeministri në spital, më tha, ‘nuk kam ardhur për ty’. Unë i thashë, ‘e kam për turp të vish ti të më vizitosh’”, tha protestuesja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY