DETAJE/ “Luftë” në kufirin greko-shqiptar, një shqiptar i vdekur dhe një polic...

DETAJE/ “Luftë” në kufirin greko-shqiptar, një shqiptar i vdekur dhe një polic grek i plagosur

588
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ka ndodhur në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë ku policia greke ka vrarë një shqiptar që po transportonte drogë pranë kufirit.

Mësohet se se trafikantët shqiptarë kanë qëlluar me kallashnikov ndaj policisë greke dhe kjo e fundit është kundërpërgjigjur duke vrarë njërin prej tyre, por edhe një polic grek ka mbetur I plagusur lehtë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vissani në Janinë.

Policia greke thotë se në vendngjarje ka gjetur dy kallashnikovë dhe se vazhdon ndjekjen ndaj 4 shqiptarëve të tjerë. Gjithashtu në vendgjarje  janë gjetur 100 kg marijuanë.

“Kemi gjetur 2 Kallashnikove ne vendin e ngjarjes. Po vazhdojmë kerkimin për shqiptaret. Po tentojnë të futen në Shqipëri

Jemi në ndjekje te 4 shqiptarëve. Ne vendngjarje mund te jene rreth 100 kg marijuana. Eshte rrethuar zona e Pogonit ne Janine”, njofton policia greke

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY