Vuçiç tregon detajet e arratisjes së Gruevskit: Ka kaluar nga Serbia për...

Vuçiç tregon detajet e arratisjes së Gruevskit: Ka kaluar nga Serbia për të shkuar në Hungari

72
0
Shares

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka pranuar  se ish Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka hyrë në Shqipëri, dhe më pas në Malin e Zi, pastaj nëpërmjet Serbisë dhe vendkalimit kufitar Horgosh, është futur në Hungari.

Këto deklarata ai i bëri në emisionin “Kirilica”në TV Hepi,ku u shpreh se Gruevski  ka hyrë në Serbi me dokumente të rregullta, sepse në atë moment nuk ka pasur urdhër-arrest të shpallur për të  duke i hedhur poshtë pohimet se Beogradi i ka ndihmuar të ikë në Hungari.

Deklarata e plotë e Vuçiç:

“Gruevski, me 11 nëntor është nisur nga Maqedonia me kartë identiteti maqedonase dhe i shoqëruar nga dy shtetas hungarezë, ka hyrë në territorin e Shqipërisë, pastaj në Mal të Zi ku duket se ka fjetur një natë. Pastaj më 12 nëntor pak para 22:30 është shfaqur në vendkalimin kufitar Gostum për të hyrë në Serbi, e për të dalë pastaj kah Horgoshi në Hungari”, ka deklaruar Vucic.

Sipas presidentit serb arrestimi i tij ka qenë i pa mundur në atë moment, pasi që urdhërarresti nga interpoli i Shkupit është lëshuar me vonesë dhe do të quhej pengmarrje nëse kryhej me herët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY