Vajzat shqiptare si prostituta në Angli, rrëfimi i tyre për Sky News:...

Vajzat shqiptare si prostituta në Angli, rrëfimi i tyre për Sky News: Na godisnin dhe pse ishim shtatzënë

228
0
Shares

Një raportim i medias prestigjioze SKY NEWS zbulon se është rritur trafikimi i qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Anglisë. Ka qenë gazetari Dan Whitehead dhe kolegët e tij të cilët  kanë vizituar edhe Shqipërinë për të investiguar  këtë rast.

Sipas investigimit të medias angleze, thuhet se shumica e të trafikuarve përdoren për prostitucion në rrugë, një pjesë tjetër shkon për  ruajtjen e plantacioneve të drogës, shitjes së saj e deri tek ushtrimi i punës në të zezë.

Këto femra kryesisht shqiptare janë torturuar barbarisht, janë goditur edhe pse ishin shtatzëna. Sipas NCA-së, shumica e të trafikuarave janë nga Shqipëria. Ato trafikohen nga një rrjet i gjerë bandash të cilat veprojnë në të gjithë Europën, ndërsa në gjuhën e tyre ata e konsiderojnë si një shkëmbim “mallin”, veprimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Mediat sociale sipas “Sky News” janë përdorur nga këto banda për të shpallur njoftime për vende të lira pune, e më pas gratë dhe vajzat kanë rënë pre e trafikimit seksual.

Ndërkohë aktiviteti i këtyre bandave është shumë i zgjeruar, pasi krahas trafikut të qenieve njerëzore, ata kanë shitur edhe armë në disa vende të ndryshme.

Shqiptarët gjithnjë e më të prekur janë duke u shënjestruar nga bandat e trafikimit nëpërmjet rrjeteve sociale. Disa banda kriminale të organizuara postojnë në faqet e agjencive të punës së rreme, foto ku kërkojnë kameriere apo parukiere, por këto gjëra nuk ekzistojnë.

ARTIKULLIN ORIGJINAL E GJENI KËTU 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY