EMRI/Plagosi babë e bijë, pranga 32-vjeçarit në Berat

EMRI/Plagosi babë e bijë, pranga 32-vjeçarit në Berat

106
0
Shares

Policia e Beratit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi ka plagosur dy persona.

Plagosja erdhi si pasojë e një konflikti, i cili  ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Çlirim”.

I arrestuar është  shtetasi Fatjon Toska, banues në lagjen “Barikada”.

Burime nga policia,  bënë me dije se të plagosur mbetën shtetasja me inicialet R.D., 23 vjeçe dhe babai i saj, 53-vjeçari me inicialet G.D., 53 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”.

Babë e bijë të plaosur u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, mdërkohë mbi 32-vjeçari rëndon akuza “Plagosja e lehtë me dashje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY