Vijojnë reshjet e dëborës në disa zona, ja sa ka arritur trashësia...

Vijojnë reshjet e dëborës në disa zona, ja sa ka arritur trashësia e saj në Korçë

82
0
Shares

Këto janë shenjat e para që për këtë sezon të dimrit duhet të marrim masa.

Bora ka mbuluar disa nga zonat e dëgjuara në vend dhe pse jemi ende në ditët e fundit të vjeshtës dhe në mes të Nëntorit.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik, sasia më e madhe e reshjeve të borës deri më tani është shënuar në Dardhë, ku trashësia ka arritur në 40 cm.

Reshje bore ka pasur edhe në Voskopojë dhe Kapshticë, ku trashësia ka arritur 10 cm. Top-Channel skruan se nga të dhënat mësohet se edhe në Qafën e Qarrit, trashësia e borës së rënë arrin në 5-10 cm.

Aktualisht vetëm rruga e Dardhës e është e kalueshme me zinxhirë, ndërsa në akset e tjera nuk raportohen probleme për qarkullimin rrugor.

Gjithashtu mësohet se reshje dëbore ka patur edhe në zonën e Vlorës, kryesisht në Sevaster në majën e Çikës dhe nuk janë paraqitur probleme në lëvizje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY