VIDEO/Arilena flet për babain e saj të ndjerë: Shpresoj të jetë krenar...

VIDEO/Arilena flet për babain e saj të ndjerë: Shpresoj të jetë krenar për mua

122
0
Shares

Arilena Ara është një ndër këngëtaret për të cilat mund të thuhet se mosha nuk ka rëndësi fare për t’i garantuar sukses në karrierë.

Arilena ishte e ftuara e radhës në Xing me Ermalin në një dalje publike pa disa kohësh mungesë.

Këngëtarja rrëfeu për arritjet e saj në muzikë gjatë dy viteve të fundit, pas këngës ‘Nëntori’, e cila i solli asaj dhe njohjen në Rusi dhe vende të tjera të botës.

Një moment prekës për Arilenën ishte momenti kur ajo rikujtoi babain e saj të ndjerë, për të cilin foli për herë të parë në një emision.

‘Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm, nuk kam folur kurrë për të dhe kjo më ka bërë të jem e mbrojtur. Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e dija që do prekesha nëse do flisja për të. Që kur kam humbur babain, kur e dëgjoj fjalën baba ndihem çuditshëm. Nuk kam folur kurrë, por dua të them që babai për mua ka qenë mbështetja më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij, sepse ai donte të isha këtu ku jam. Shpresoj që të jetë krenar për mua’, u shpreh ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY