VIDEO/Anjeza Maja prezanton rubrikën e saj më të re në ERTV

VIDEO/Anjeza Maja prezanton rubrikën e saj më të re në ERTV

171
0
Shares

Ashtu sic kishim njoftuar më herët, moderatorja Anjeza Maja ka filluar punë pranë Kryeministrisë dhe kjo gjë u vërtetua me një video të fundit, që kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale.

Maja do të jetë pjesë e një rubrike të përjavshme në televizionin e kryeministrit. Vetë ajo ka bërë publike një pjesë të videos në rrjetet sociale ku na prezanton se do të vijë në rubrikën ‘E zgjidha’ me histori shqiptare.

”Takohemi çdo javë me histori shqiptare. “E zgjidha” është rubrika ime e përjavshme në ERTV shpresoj të më ndiqni dhe sigurisht të bëni share, shkruan moderatorja në Instagram.

Puntata e parë u transmetua ditën e djeshme, ku Anjeza prezantoi një histori shqiptare të një fëmije autik, prindërit e të cilit kishin kërkuar zgjidhje në platformën për qytetarët dhe gjithë videoja tregon si iu zgjidh problemi.

Më poshtë keni videon:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2212001229057928/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY