U ndëshkua me të kuq/ Mavraj: “Me kritikoni por mos vendosni në...

U ndëshkua me të kuq/ Mavraj: “Me kritikoni por mos vendosni në dyshim dashurinë për këtë fanellë”

53
0
Shares

Kartoni i kuq i marrë nga Mërgim Mavraj, zhbalancoi lojën e kombëtares kuqezi përballë Skocisë, duke i lënë në inferioritet numerik për më shumë se 65 minuta.

Një fakt që është vuajtur shumë nga mbrojtësi i Aris-it, i cili ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për t’i kërkuar falje shokëve të kombëtares dhe tifozëve. Ai ka pranuar kritikat prej tyre, por natyrisht nuk ka kërkuar nga ta që të vendosin në dyshim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë.

Statusi i plotë:

E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim rrespektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.

Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund tia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë ateherë mund të na mposhtë kushdo.

Me rrespekt Mërgim Mavraj

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY