Pas Ronaldos, flitet për një tjetër largim të bujshëm nga Real Madrid

Pas Ronaldos, flitet për një tjetër largim të bujshëm nga Real Madrid

60
0
Shares

Pas largimit të Cristiano Ronalds drejt Juventusit,  po qarkullojnë lajme se do të ketë një tjetër largim të bujshëm nga skuadra e Real Madridit.

Në mediet spanjolle ka dalë lajmi se pritet të largohet kapiteni legjendar në fund të këtij sezoni, Sergio Ramos.

Sipas “Don Balon”, thuhet se Sergio Ramos do të largohet në fund të sezonit për një shifër të majme, 100 milionë euro, me qëllim rrugëtimit në Angli tek Manchester United, pasi Jose Mourinho është në kërkim të një mbrojtësi të fortë.

Media në fjalë thotë se United është gati të paguajë deri në 100 milionë euro dhe Perez do të ishte i gatshëm ta linte të lirë spanjollin duke parë që në fund të sezonit ai do jetë 33 vjeç.

Po ashtu thuhet se para se Ronaldo të largohej drejt Juventusit, Ramos i ka kërkuar informacione për Manchester-in dhe jetën në Angli, ndërsa ai i ka dhënë një përshkrim pozitiv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY