Dita e 15-të e protestës, banorët e Astirit depozitojnë padi penale kundër...

Dita e 15-të e protestës, banorët e Astirit depozitojnë padi penale kundër Veliajt

76
0
Shares

Banorët e Unazës së Re vazhdojnë ende të mbrojnë pronën e tyre nga projekti i  cili parashikon të shkatërrojë gjithë ndërtesat e tyre.

Së fundmi mësohet se ata kanë depozituar një padi penale ne prokurori kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Padia qëndron nën akuzën për “Fyerje dhe Mashtrim”, duke iu referuar fjalëve të kryebashkiakut pak ditë me parë ku i cilësoi ato që kundërshtonin projektin si shpellarë të cilët nuk duan zhvillimin e vendit.

Kjo e dielë shënoi ditën e 15 të protestës së tyre, ndërkohë që ata premtuan përshkallëzim të saj ditën e nëserme, pasi është lajmëruar se do të vazhdohet me prishjet e banesave.

Qytetarët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut dhe jo qira për 3 vjet dhe derisa të ofrohet zgjidhje, banorët do të vijojnë të protestojnë duke deklaruar se do të mbronin pronën me trupin dhe jetën e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY