Grupi i madh i kokainës në Ekuador, del edhe foto e shqiptarit

Grupi i madh i kokainës në Ekuador, del edhe foto e shqiptarit

231
0
Shares

Prokuroria e Ekuadorit ka zbuluar detaje të operacionit që çoi në shkatërrimin e trafikut të kokainës nga Ekuadori në drejtim të Australisë.

Policia ka publikuar dhe fotot e tre personave që mendohet se janë koka e këtij trafiku, dy grekë dhe një shqiptar i arrestuar në Greqi  si dhe 6 personat që janë arrestuar në Ekuador.

Grupi ka arritur të dërgonte sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori drejt Australisë duke përdorur anije lundrimi të modifikuara.

Të ardhurat nga shitja e drogës mund të arrinin në vlerën e 11 milionë eurove.

Të arrestuarit në Greqi janë një grek 42 vjeçar pronar i një kafeneje, djali i një astrologeje, një 63 vjeçar pronar i makinave luksoze si dhe një 41 vjeçar shqiptar.

Ky i fundit ishte arrestuar edhe më përpara në Itali me gati 200 kg hashash.

Sipas prokurorisë “63 vjeçar dhe 31 vjeçari ishin përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe transportinin e sasive të mëdha të kokainës me anijet e modifikuara.

42 vjeçari ishte përgjejgës për kontrollin dhe kryerjen e detajeve dhe procedurave të transferimeve (duke kontrolluar për të gjetur një anije të mirë dhe vendin ku do të fshihej kokaina”

Ngarkesa prej 300 kg kokainë u sekuestrua më 13 nëntor në një  anije.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY