Dënimi i Shullazit/ Reagon OSBE dhe ambasadori britanik: “Presim arrestime të tjera”

Dënimi i Shullazit/ Reagon OSBE dhe ambasadori britanik: “Presim arrestime të tjera”

67
0
Shares

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman mirëpret vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda të Shqipërisë pas dënimit me 14 vite burg të Emiljano Shullazit dhe me 41 vite burg anëtarëve të tjerë të bandës së drejtuar prej tij.

“Krimi i rëndë dhe i organizuar vazhdon të përkeqësojë ekonomitë tona, shkatërron jetë dhe dëmton komunitetet tona. Nuk duhet të ketë hapësirë të sigurt për kriminelët dhe krimin e organizuar për të vepruar”, thuhet në reagimin e tij.

Për rastin, reagoi edhe zyra e OSBE-së në Shqipëri, duke theksuar se pret më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm.

“Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm. Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg”, 

Vendimi ndaj grupit të Emiljano Shullazit u dha një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY