Vazhdon ‘tortura’ e shqiptarëve në Kakavijë, deri kur do të vijojë bllokimi...

Vazhdon ‘tortura’ e shqiptarëve në Kakavijë, deri kur do të vijojë bllokimi i kufirit

126
0
Shares

Vazhdon bllokimi i kalimit të kufirit nga pika kufitare e Kakavijës deri në orën 13:30 të ditës së sotme.

Autoritetet konfirmojnë se nuk do të bëhet kalimi i asnjë shtetasi përveç shtetasve grekë dhe atyre që janë me leje qëndrimi greke deri në këtë orë.

Shkak i këtij bllokimi është bërë një defekt në sistemin e policisë greke.

Ky problem është shfaqur prej pasdites së djeshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Pasditen e djeshme qindra dhe mijëra qytetarë ishin të detyruar që të prisnin me orë të tëra në Kakavijë dhe në Kapshticë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY