Kopjuan komisarët e policisë, ministria e Brendshme në turp

Kopjuan komisarët e policisë, ministria e Brendshme në turp

220
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu shpalli të pavlefshëm konkursin për Gradën e “Komisarit” të mbajtur më 7 nëntor.

Anulimi erdhi pas ankesave se policët kopjuan dhe se teza e provimit u shpërnda para se të niste ai.

Nga 400 konkurrentë, dolën fitues 177 persona, por që tashmë pas urdhrit të lëshuar nga Veliu, ky konkurs shpallet i pavlefshëm.

Mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar që testimi të ripërsëritet edhe njëherë më datë 15 nëntor.  Për te shmangur te njëjtin fenomen tek konkursi për gradën “Kryekomisar” që u mbajt me 12 nëntor, testi u ndryshua pak para fillimit te konkursit ku vetëm 40% e pyetjeve ishin quiz, kurse 60 % e tyre kërkonin përgjigje te argumentuar.

Që prej vitit 2012 nuk ishte hapur konkurs për këto grada në Akademinë e policisë, duke detyruar kështu që të gjithë policët që i plotësonin kriteret t’i drejtoheshin gjykatës, e cila ua jepte automatikisht gradën më të lartë.

Kopja në provimin e policëve për gradën komisar ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për integritetin e uniformave blu dhe administratës së ministrisë së Brendshme që ka nxjerrë tezën e provimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY