Avokati i Emiljano Shullazit thotë se akuzat kishin problem

Avokati i Emiljano Shullazit thotë se akuzat kishin problem

71
0
Shares

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe reagoi sot pas vendimit që dha Gjykata e Krimeve të Rënda, duke dënuar me 55 vite burg në total bandën ‘Shullazi’.

Meçe tha se akuzat me të cilat u dënua klienti i tij, një ndër figurat më të njohura të krimit në vend, ishin të stisura. Po ashtu ai nuk kurseu as kritikat për Gjykatësit e kësaj çështje, ndërsa tha se ata nuk bëjnë dot dallimin mes të drejtës civile e penale.

“Është fatkeqësi. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata. Duhet të binin edhe këto akuza. Vendimi për “Vollgën’ s’u dha i arsyetuar. Fatkeqësi është se kjo gjykatë është se nuk i shpëton dot presionit. Në fushën që operojnë nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale dhe administrative. E konsideroj një konflikt të pastër civil. Akuzat janë të stisura”, -tha Meçe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY