‘Isha i dehur, s’mbaj mend gjë’, jepet masa për autorin e vrasjes...

‘Isha i dehur, s’mbaj mend gjë’, jepet masa për autorin e vrasjes në Kotë

69
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg autorin e vrasjes së administratorit të Njësisë Administrative Kote të Selenicës Fatmir Hadon.

Abc News shkruan se edhe në seancën për masën e sigurisë, Admir Deliaj përmes avokatit të tij ka pretenduar se ishte i dehur dhe nuk mbante mend gjë.

Ai nuk mbante mend as kur kishte shkuar të merrte çiften në makinë me të cilën e qëlloi për vdekje Hadon. Më herët ata ishin duke pirë në një lokal, por më pas mes tyre ka nisur një debat i ashpër për çështje politike.

65 vjeçari Hado mbante postin e kreut të Njësisë Administrative Kotë, pasi ishte zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë marrë në pyetje dhe personat që kanë qenë të pranishëm në lokal, të cilët kanë pohuar se debati mes viktimës dhe autorit të krimit ka nisur pasi kanë qenë të dy të dehur.

Një dëshmitar i tha policisë se viktima dhe autori janë përleshur fizikisht dhe se temë e debatit të tyre kanë qënë partitë politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY