Meta shpall vakancën në Gjykatën Kushtetuese

Meta shpall vakancën në Gjykatën Kushtetuese

78
0
Shares

Presidenti Ilir Meta shpalli sot nisjen e procedurës së aplikimit për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar, për vendin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në dekretin e Presidentit Meta thuhet se “Në mbështetje të Kushtetutës, të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, si dhe Vendimit nr. 9, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit bëhet shpallja e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtares Znj. Altina Xhoxhaj.

Gjykata Kushtetuese ka aktualisht vetëm tre gjyqtarë. Por edhe zëvëndësimi i Xhoxhajt nuk e vë në funksion Gjykatën.

Po sot Meta ka dekretuar edhe ligjin per lojerat e fatit, nje dekret qe vjen pas disa muajsh heshtje te Presidentit per ligje qe jane miratuar ne Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY