Me 20 kg marijuanë në makinë, 23 vjeçari shqiptar përdor pitbullin si...

Me 20 kg marijuanë në makinë, 23 vjeçari shqiptar përdor pitbullin si “roje”!

169
0
Shares

Një 23 vjeçar shqiptar banues në Pisa, u arrestua nga karabinierët, pasi u kap me 20 kg drogë.

Ai ishte duke udhëtuar me një makinë në Versilia mbrëmjen e shkuar, teksa ka shtuar shpejtësinë sapo ka pikasur patrullën e policisë.

Kjo bëri që të niste aksioni për ndalimin e tij.

Brenda mjetit ndodhej edhe një pitbull i egërsuar, por policët nuk u dekurajuan për shkak se njëri prej tyre ishte trajnues i qenve.

Brenda mjetit u gjet edhe 1 kg amnezi, i përbërë nga marihuanë e prerë me metadon dhe heroinë. Mediat italiane shkruajnë se lënda është një koktej vdekjeprurës që shkakton dëme serioze në trurin e përdoruesit.

Nëse lënda narkotike prej 20 kg marijuanë do të ishte shitur në tregun me pakicë destinuar për në Liguria, do t’i sillte 250 mijë euro fitime.

Shqiptari u dërgua në burg, ndërsa qeni iu rikthye familjes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY