Digjet makina e ish-shefit të policisë së burgut në Drenovë, dyshimet e...

Digjet makina e ish-shefit të policisë së burgut në Drenovë, dyshimet e para

87
0
Shares
Foto Ilustruese

Makina e ish shefit të policisë të burgut të Drenovës  është djegur  gjatë ditës së sotme.

Mësohet se mjeti i Adriatik Parisit ndodhej i parkuar në garazhin e shtëpisë kur u përfshi nga flakët.

Zjarrin dyshohet se e ka shkaktuar një masë në sistemin elektrik ndaj mendohet fillimisht se zjarri është aksidental.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo mund të lidhet edhe me pozicionin e mëparshëm që ai mbante si shef i policisë.

Kujtojmë se më herët Parisi u pezullua nga detyra dy muaj më parë për shkelje të kompetencave. Ndaj Parisit ishte marrë një masë disiplinore dhe hetimi u thellua deri në urdhërimin e largimit të tij nga detyra.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka komanduar Kamber Hoxhën Shefi i ri i Policisë së burgjeve në Burgun e Drenovës, në vend të Parisit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY