Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali, 30 kg kanabis dhe me familjen në...

Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali, 30 kg kanabis dhe me familjen në makinë

98
0
Shares

Arrestohet nga Policia e Torinos një 36-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij u bë sepse gjatë një kontrolli në makinën e tij u gjetën 30 kg marijuanë.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po udhëtonte me familjen, e cila nuk ishte në dijeni të drogës që po transportohej. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në makinën e shqiptarit u gjetën edhe 5 mijë euro të fshehura në pjesën e kondicionerit.

Shqiptari u dekonspirua nga një person që telefonoi autoritet italiane pasi dyshonte mbi veprimtarinë që ushtronte në Itali, 36-vjeçari.

Ndërkohë, autoritetet kanë vijuar punën për kapjen e personave që kanë bashkëpunuar me shqiptarin për t’i siguruar drogën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY