Arrestohet në Morinë hajduti shqiptar i kërkuar në Gjermani

Arrestohet në Morinë hajduti shqiptar i kërkuar në Gjermani

75
0
Shares

Një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “vjedhjes” është arrestuar nga policia e Kukësit.

Në pranga ka rënë Jeton Tahiri, vjeç 36, banues në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

“Gjykata Lokale Koblez Gjermani ka lëshuar ndaj tij, Urdhërin e arrestit me nr.30 GS 1073/18 datë 05.02.2018, për veprën penale “Vjedhja”thotë policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin gjerman, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY