Fitoi Lotarinë dy vjet me parë, e reja nga Korça humb jetën...

Fitoi Lotarinë dy vjet me parë, e reja nga Korça humb jetën në një aksident tragjik në SHBA

167
0
Shares

Një 25 vjeçare nga Korça humbi jetën të martën në një aksident rrugor në SHBA.  Viktima është Klivja Çaçi.

Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 06:30 të mëngjesit në Livonia, Westland.

Mësohet se Klivja Çaçi po udhëtonte me makinën e saj tip ‘Chevrolet’ dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit.

Aksidenti rezultoi fatal për të renë shqiptare, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Klivja Çaçi mësohet se jetonte e vetme prej dy vitesh në Amerikë. Ajo kishte shkuar atje me Lotarinë Amerikane.

Trupi i pajetë i 25-vjeçares ndodhet ende në Amerikë dhe familjarët kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin e saj në vendlindje pasi ende nuk kanë shumën e nevojshme të parave që të mundësojë udhëtimin e saj të fundit.

Shumë shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët janë angazhuar në një fushatë për mbledhjen e parave të nevojshme.

Më poshtë linku ku çdokush mund të kontribuojë 

https://www.gofundme.com/klivja-caci-funeral?fbclid=IwAR0kjxpwYOhv449LbvqnOX5sQfa0Eb-akpsV9oD0anIOVwjL6nOTHV5UKmo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY