Vendosi të qëndrojë në burg, babai i Stresit zbulon arsyen e vërtetë...

Vendosi të qëndrojë në burg, babai i Stresit zbulon arsyen e vërtetë pse hoqën dorë nga ankimimi

138
0
Shares

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, hoqi dorë dy ditë më parë nga ankimimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë duke deklaruar se nuk besonte tek drejtësia shqiptare.

Gjykata kishte lënë masën “arrest me burg” për “armëmbajtje pa leje”. Stresi u arrestua më 17 tetor për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij bëri bujë për shkak se u gjet në dhomë me një 20-vjeçare dhe i zhveshur, ndërsa të shumta kanë qenë reagimet e prindërve të tij dhe të fejuarës së tij Kejsi Buzhani, të cilët e mbështesin deri në fund.

Sali Lushaj, babai i reperit i cili ka qenë shumë aktiv për këtë çështje, sërish ka reaguar në rrjetet sociale, ku këtë radhë ka shpjeguar në një postim arsyen pse se kishin hequr dorë nga vendimi për të ankimuar masën e sigurisë.

Sipas tij, gjyqtarja e cila ishte zgjedhur me short ishte militante e majtë.

Postimi i tij në Facebook:

E pamë të udhës dhe më të drejtë të mos dalë një i persekutuar politik përpara kësaj gjyqtareje militante të partisë, duke mos pasur pikën e besimit në dhënien e drejtësisë për Stresin. Dua t’ju bëj me dije se gjithë ajo bujë e madhe si organizator dhe si drejtues e si janë mësuar këta etërit e tyre në emër të popullit është shfryrë dhe nuk po dinë si të bëjnë. Askënd deri më sot nuk po mund ta bëjnë të dëshmojë kundër Stresit.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY