EMRI/Dëmtoi dhe vodhi lekët e Kishës Françeskane, pranga shkodranit

EMRI/Dëmtoi dhe vodhi lekët e Kishës Françeskane, pranga shkodranit

44
0
Shares

Nnjë 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka vjedhur me thyerje Kishën Françeskane, si dhe ka dëmtuar disa objekte kulti fetar.

Nga strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” është arrestuar në flagrancë shtetasi Kristjan Arra, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i dënuar dhe më parë për “Vjedhje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, ka vjedhur një sasi lekësh, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj Kishe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY