Salianji – Bushatit: Përgjigju! Sa herë i ke çuar selam Bajrajve në...

Salianji – Bushatit: Përgjigju! Sa herë i ke çuar selam Bajrajve në emër të Edi Ramës?

58
0
Shares

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ka kërkuar edhe njëherë në emër të Partisë Demokratike, Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, që tu tregojë shqiptarëve se çfarë e lidh atë dhe Edi Ramën me bandën e Bajrajve në Shkodër.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji ka publikuar edhe njëherë pyetjet që PD i ka bërë Bushatit, për të cilat ky duhet të japë sa më parë përgjigje para qytetarëve shqiptarë.

POSTIMI I SALIANJIT:

Shqipëria dhe e ardhmja e saj rrënohet e shkatërrohet kur qeveria bashkëpunon me krimin dhe bandat; kur sovranitetin në territor nuk e kanë më institucionet, por banditët.

Ministri i Jashtëm ende nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës:

– Sa herë është takuar me Bajrot?

– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqesues dhe votues të opozitës?

-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?

– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?

– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?

– A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY