Anulimi i konferencës/Saimir Tahiri do kërkonte dorëheqjen e Fatmir Xhafës

Anulimi i konferencës/Saimir Tahiri do kërkonte dorëheqjen e Fatmir Xhafës

209
0
Shares

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka anuluar në mënyrë të papritur mbrëmë një konferencë për shtyp që kishte lajmëruar për sot paradite. Media njoftoi se ish-ministri i Brendshëm kishte ndërmend të bënte një deklaratë të fortë dhe ndërkohë të jepte edhe një informacion të rëndësishëm.

Anulimi i konferencës është bërë në mënyrë të papritur në orët e vona pas informacionit që ka marrë se të shtunën priteshin zhvillime të rëndësishme.

Në fakt mësohet se Tahiri e ka mësuar për shkarkimin e Xhafës duke i djegur edhe në një informacion që kishte ndërmend të publikonte në lidhje me ministrin, e që në fakt kishte të bënte të vëllain.

Tahiri do të kërkonte dorëheqjen e Xhafës me argumentin se standarti në PS për largimin e  ministrave kishte rënë dhe se Rama po luante me standart të dyfishte duke mbajtur ministër një person që kishte me akuza dhe në burg të vëllain ndërkohë që Tahiri kishte vetëm kushërinjtë.

Pak ditë më parë Tahiri lajmëroi në mënyrë konvencionale se ishte i zhgënjyer me faktin se Xhafa ishte ende ministër. “Po përpiqem t’i shpjegoj tim bir Rilindjen, por e kam të vështirë’, shkruante ai pak ditë më parë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY