Vdiq në komisariatin e policisë, zbulohen detaje për 45 vjeçarin

Vdiq në komisariatin e policisë, zbulohen detaje për 45 vjeçarin

393
0
Shares

I arrestuari per vjedhje, 45-vjeçari qe ndërroi jetë dy dite me pare në dhomën e paraburgimit të Komisariatit nr.3, dyshohet se vdiq nga nje arrest kardiak.

Viktima është Dritan Rica, banues në Laprakë, i cili ishte ndaluar nga Policia më datë 22 tetor dhe po mbahej në qeli në pritje të masës së sigurisë, që do të vendoste ate paradite Gjykata e Tiranës.

Por, rreth orës 04:45, efektivët e Komisariatit kanë konstatuar se Rica ishte rrëzuar pa ndjenja në dysheme dhe pas verifikimeve ka rezultuar se ai nuk kishte shenja jete. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

“Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

VIKTIMA

Dritan Rica kishte dy ditë që ishte arrestuar nga shërbimet e Komisariatit nr.3 me akuzën e vjedhjes. Ndërsa rezulton të ketë qenë përsëritës, pasi ishte arrestuar edhe dy herë të tjera më parë për vjedhje.

Para këtij rasti, Rica ishte arrestuar edhe nga shërbimet e Komisariatit nr.6, më 30 janar të vitit 2016. Në atë kohë, ai ishte kapur në flagrancë duke tentuar të vidhte dyqanin e shtetasi me inicialet A.Gj., i cili ishte përleshur me të duke e goditur me grusht.

Policia arrestoi Ricën në rrugën “Teodor Keko”, ndërsa procedoi penalisht pronarin e dyqanit. Ndërsa më herët, më 18 janar të vitit 2012, gjatë një operacioni të koduar “Hyrja sekrete”, shërbimet e Komisariatit nr.3 kishin arrestuar Dritan Ricën, bashkë me shtetasin B. Muçollari, për tregtim të lëndëve narkotike.

Në momentin e arrestimit, Ricës i ishte gjetur një sasi lënde narkotike e llojit heroinë, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij iu gjetën edhe 57 porcione (me peshë totale 35 gramë) të kësaj lënde si dhe një sasi kanabisi. Policia tha në atë kohë se të dy këta persona kishin precedentë të mëparshëm penalë; Muçollari për shitje të narkotikëve, ndërsa Rica për vjedhje./panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY