“Skandal sa më s’ka! E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!”

“Skandal sa më s’ka! E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!”

38
0
Shares

Pas publikimit të përgjimeve te shumta në media për zyrtarë të implikuar në afera korruptive dhe kriminalitet ka reaguar edhe ish Ministri i Drejtesisë Ylli Manjani. Në një shenim në faqen e tij ne facebook ai shkruan se ”E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!. E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!”

POSTIMI I MANJANIT:

Katatastrofë!

Dhjetëra faqe dokumentash zyrtarë, të klasifikuar për shkaqe hetimore, gjenden sot në media!

Prokurori, e cila është pronare e atyre dokumentave, në vënd ti ruante me fanatizëm i nxori në media në papergjegjshmëri të plotë!!

Ato dokumenta u prodhuan për të ndihmuar prokurorinë të godasë krimin. Por ajo vendosi ta mbrojë atë, duke nxjerre në publik indiciet zyrtare!

Skandal sa më s’ka!

!Tashmë çdo lloj hetimi i mëtejshëm nuk ka kuptim sepse indiciet janë bërë publike dhe “të interesuarit” kanë siguruar alibitë e tyre!

E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!

E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY