Saimir Tahiri thyen heshtjen, çfarë do të thotë këtë radhë ish-ministri?

Saimir Tahiri thyen heshtjen, çfarë do të thotë këtë radhë ish-ministri?

91
0
Shares

Pas disa muajsh në heshtje, Saimir Tahiri do të dalë në një konferencë për shtyp ditën e nesërme.

Nuk dihet ende se për çfarë do të flasë ish-ministri i Brendshëm ditën e nëserme, por ndërkohë vetëm para dy javësh ndodhën zhvillimet e fundit përsa i përket çështjes së tij. Hetimet për dosjen e tij janë shtyrë me 4 muaj.

Ish-ministri i qeverisë Rama akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Shtyrja e hetimeve është bërë deri në datën 17 Janar të vitit të ardhshëm dhe shkak kryesor për këtë është bërë mungesë e një letërporosie nga Mali i Zi. Po ashtu për ta bërë më të plotë dosjen hetimore, Prokuroria është në pritje të një përgjigje dhe nga shteti italian, ku paralelisht ka një hetim për grupin e Habilajve.

Nga hetimet e kryera deri më tani, ish ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Këto dyshime Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish ministrit Tahiri. Për këtë prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i zi dhe Italia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY