“Shif se do më vijnë ata të FNSH…”/ Zbardhet edhe biseda e...

“Shif se do më vijnë ata të FNSH…”/ Zbardhet edhe biseda e “Cines” së Shijakut me Vangjush Dakon

193
0
Shares

Në një dokument të publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbardhet një përgjim telefonik mjaft i rëndë mes njërit prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së trafikut të drogës me qendër në Shijak dhe kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në dokument flitet për trafikun e drogës dhe për lidhjet që Jasin Kala nga Shijaku ka me trafikantë të ndryshëm, por edhe me pjesëtarë të administratës publike deri në krye të bashkisë së Durrësit.

“Lënda narkotike të llojeve të ndryshme pasi trafikohet nga vende të ndryshme shpërndahet më pas nëpërmjet lidhjeve të tyre në tregun e brendshëm. Jasin Kala alias “Cine” nga Shijaku me numër telefoni që mbaron me 489 ka përdorur edhe gjeneralitetet Jasin Avdyli.

Sipas përgjimeve telefonike të numrave …489 në datë 13.7.2018 komunikon me …300 (numër që zotërohet nga kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako).

“Cine” i shkruan SMS: ‘Shif se do vijnë FNSH, këtu te unë. Kështu më thanë. Cini jam’”.

Komunikuesi i dytë i kthen përgjigje se është në Itali.

Numri që përfundon me 489 komunikon më pas me një numër që përfundon me 765 të cilin e bën me dije se është me drejtorin e INUKU-t dhe e kishte rregulluar punën për ta marrë atë për shezllone”, thuhet në dosjen e prokurorisë së krimeve të Rënda.

Ish-kryeministri Sali Berisha që gjithashtu e publikoi dokumentin thotë se ai është pjesë e dosjes së prokurorisë, por po mbahet i fshehur nga kryeministri Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY