SHËNIM/ Erion Veliaj nuk ndalet, spekulon edhe me Ismail Kadarenë

SHËNIM/ Erion Veliaj nuk ndalet, spekulon edhe me Ismail Kadarenë

75
0
Shares

Kryebashkiaku Erion Veliaj spelukoi sot sërish me një deklaratë që shkrimtari Ismail Kadare ka bërë për nevojën e një teatri të ri në Tiranë në vitin 2008.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se një njeri i madh mund të jetë një njeri pa parti,  por jo pa bindje për çështje të caktuara dhe se falenderon Kadarenë për mbështetjen që po jep për një teatër të ri.

Këtë qendrim të shkrimtarit Ismail Kadare shkruar në parathënien e veprës së trete të Mit’hat Frashërit  në vitin 2008 e ka përshëndetur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndërsa po fliste me nxënës të një shkolle në periferi të Tiranës.

“Njerëzit e mëdhenj janë si Ismail Kadare! Nuk është njeri i madh dikush që thotë: Ah, unë jam shumë i madh, nuk përzihem me këto muhabete! Jo, një njeri i madh i prek gjërat me dorë, një njeri i madh përzihet dhe jep opinionin e vet, një njeri i madh nuk është një njeri asnjanës, pa bindje. Ti mund të jesh asnjanës, pa parti, por ke bindje. Ke bindje nëse duhet ta lëmë qytetin të degradojë apo ta çojmë përpara, nëse duhet të ndërtojmë shkolla të reja apo nëse do të vazhdojmë të rrimë në padije dhe në injorancë. Unë dua ta falenderoj publikisht të madhin Ismail Kadare, ikonën e mendimit modern shqiptar, për mbështetjen për një teatër të ri”.

Së pari Kadare ka folur në një kontekst të caktuar për teatrin dhe që është shumë larg kontekstit të sotëm për debatin që ka lindur mes një alternative korruptive dhe një tjetre që mendon se teatri nuk duhet të prishet as për teatër të ri dhe as për korrupsion.

Image may contain: text

Ne kete faqe duket qarte konteksti i shprehjes se Kadarese per teatrin

Nevoja për një teatër të ri nuk është beteja që po zhvillohet tani dhe për të cilën Kadare, sipas Veliajt ka mbajtur një qëndrim dhjetë vjet para se të niste. Tani beteja është për të mos prishur teatrin aktual për shumë arsye që nuk neutralizojnë nevojën  edhe për një teatër të ri. Aq më tepër projekti për teatrin e ri nuk është se vetëm prish teatrin e vjetër por edhe turpëron të riun duke e veshur me historinë e një ndërtesë që ka shërbyer për një korrupsion mbi 200 milionë euro të qeverisë dhe bashkisë bashkë.

Që është teatër mbi teatër!

Kadare me dekleratën e tij nuk është kundër askujt që është kundër prishjes së teatrit dhe as ka zënë ndonjë pozicion sot e as dhjetë vjet para debatit. Ai ka folur për një nevojë e cila mund të rimerrej nga Rama apo bashkia që atëherë. Dhe mund të bëhej pa qenë nevoja ta përdorin shkrimtarin e madh për pazarin e tyre me një biznes në fushën e ndërtimit.

Të gjithë janë të sigurtë, përvec Erion Velisë, se Kadare ka bindje në rast se pozicioni i tij për një cështje tentohet ti shtohet si maskë cmimit të një korrupsioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY