Alba Hoxha rrëfehet për dashurinë

Alba Hoxha rrëfehet për dashurinë

138
0
Shares

Asaj i kujtohet fare mirë dashuria e parë dhe puthjen e parë e konsideron zbulim.

Nuk flet shpesh për dashurinë, por po do të sakrifikonte për të nëse dashuria është e sinqërtë. Balerina e suksesshme Alba Hoxha ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Revistën Class disa “sekrete”në lidhje me dashurinë. E përfolur jo rrallëherë për dashurinë, Alba ka vetëm këto gjëra për të rrëfyer. Një dashuri ideale e saj do të ishte në bregdet me një sallatë të ftohtë teksa në sfond dëgjohet kënga e Michael Jackson “You are not alone”.

Nuk është nga ato vajza që lulet e bëjnë shumë për vete, pasi mes tyre dhe sakfricave të dashurisë do të zgjidhte të dytën. Prezantuesja e motit në Tv Klan në fakt ka një kategori djemsh të cilët nuk i duron dot. Shumë meshkuj e adhurojnë, por nëse je një djalë që varesh financiarisht nga familja, me siguri Alba nuk do të konsiderojë si rast. Ajo mesa duket pëlqen djemtë që ia dalin vetë në jetë, pa ndihmën e të tjerëve. Për shumë detaje rreth dashurisë si ndjenjë, por edhe pyetjeve provoaktive për djemtë Alba nuk ka nguruar t’i përgjigjet në këtë intervistë dedikuar plotësisht ndjenjës më të bukur që përjeton njeri: DASHURISË.

Dashuria e parë, të kujtohet?
-Po më kujtohet.
Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?
-Puthja e parë zbulim.
Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?
-Nëse marrëdhënia është e sinqertë dhe besnike ia vlen të ngulësh këmbë.
Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?
-Një marramendje e lehtë.
Strategjia e joshjes. Cila është jotja?
-Buzëqeshja.
Kategoritë e djemve që nuk të pëlqejnë?
-Djemtë që janë të varur financiarisht nga familja.
Çfarë përdor për të joshur: pamjen, pasurinë, trurin, humorin?
-Pamjen fillimisht, trurin dhe humorin.
Shqisa më e rëndësishme në dashuri?
-Sytë.
Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?
-Nuk e mbaj mend.
Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh.

Është shenjë dashurie?
-Është gjest kur femra kujdeset për veten dhe do të jetë e kuruar në çdo detaj.
Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?
-Unë nuk besoj tek dashuritë me shikim të parë, përjashtoj disa raste të rralla, kur është e destinuar për të përfunduar në dashuri të vërtetë, dashuria me shikim të parë krijon vetëm iluzione.
Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?
-Dashuria pasuron seksin.
Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?
-Për dashurinë ia vlen të bësh çmendurira.
Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?
-Unë do të thoja ngjashmëria.
Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?
-Të shihemi në sy.
Sakrifica apo lule dashurie?
-Vetëm sakrifica.
Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?
-Nga ndjenjat, përkushtimi, sakrifica, sinqeriteti dhe besnikëria
Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?
-Bregdet, sallatë e ftohtë ,(You’re not alone Michael jackson )
Dashuron shumë? Apo mesatarisht?
-Mesatarisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY