Policia nuk e arrestoi dot, shfaqet Lul Berisha në Durrës

Policia nuk e arrestoi dot, shfaqet Lul Berisha në Durrës

99
0
Shares

Policia nuk arriti dot të arrestonte Lulzim  Berishën gjatë aksionit të dielën. Por ndërkohë, ish-kreu i bandës kriminale, është paraqitur vetë në Shërbimin e Provës në Durrës duke zbatuar vendimin e Gjykatës. Lul Berisha i liruar me kusht duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e provës.

Mbrëmjen e së dielës, Policia e Shtetit ushtroi kontroll në banesën e Lulzim Berishës, i cili bashkë me familjen, per ta ndaluar. Por, gjatë kontrollit ai nuk u gjet në banesë.

Menjeherë u aludua se ai kishte lëvizur jashtë shtetit, së bashku me familjen e tij. Kështu deklaroi të paktën, avokati i tij në një prononcim.

Avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi , për Panoramën, thotë se klienti i tij nuk ka lidhje me grupin kriminal të Shijakut, i cili u godit gjatë këtyre ditëve nga Policia dhe Prokuroria.

Ai insistoi se emri i Lul Berishës është përmendur shkarazi dhe se nuk ka asnjë rol në këtë organizatë.

Hysi sqaron se ndaj Berishës nuk ka patur asnjë urdhër-arrest dhe as mandat për kontroll banese, e megjithatë policia kontrolloi në banesën e tij në Durrës dhe nuk gjeti asgjë të jashtëligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY