VIDEO/”Toyota Yaris”, Basha nxjerr dhe dy emrat e deputetëve të përfshirë në...

VIDEO/”Toyota Yaris”, Basha nxjerr dhe dy emrat e deputetëve të përfshirë në aferë

96
0
Shares

Është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, kreu i PD-së Lulzim Basha. Basha u thirr në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris” ku, sipas Bashës, implikohet deputeti i PS-së Taulant Balla.

Në një deklaratë për mediat, Basha deklaroi se dha dëshminë e tij lidhur me trafikimin e parave të pista.

Basha ka bërë publike për herë të parë sot se në këtë aferë janë përfshirë dhe dy emra të tjerë, deputetët Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja.

Sipas tij, prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës.

“Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”, theksoi kreu i PD.

Basha ishte i pari qe nga foltorja e Kuvendit tha emrin e socialistit Taulant Balla si personi qe kishte porositur dhe priste 3.5 mln eurot qe u gjeten ne makinat “Toyota Yaris”, ne portin e Durrësit, gjatë një kontrolli të autoriteteve.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 23 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY