VIDEO/Rama me oficerët e policisë: Statistikat në anën tonë, shpifjet janë për...

VIDEO/Rama me oficerët e policisë: Statistikat në anën tonë, shpifjet janë për ata që duan pushtetin

37
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po mban një deklaratë në një takim me oficerët e policisë ku i pranishëm është dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në fjalën e tij, përveç statistikave që ai përmendi për luftimin e krimit, është ndalur të hedhë dhe fjalë mbi mediat dhe kundërshtarët e tij.

Gjithashtu ai u ka bërë apel, thirrje të gjithë policëve për të realizuar objektivin super ambicioz të qeverisë, për të kaluar mesataren e performances në rang europe.

Sipas tij, opozita i sfidon statistikat që ministria e brendshme dhe shpif për uniformat blu duke e dekurajuar punën e tyre.

”Po kalojmë në moment mbi publikun dhe për fat të keq për policinë e shtetit është marrë një ofensivë shpifjesh. Lajmë e rreme që përhapen falë kanaleve dhe alladamoeve dixhitale. Edhe fuqitë  më të mëdha japin e marrin për t’u përballur me këtë mortje. Lajmi i rremë shpikja

Në faqen e parë të gazetave dhe në edicionet informative të mediave. Kam ardhur këtu se pse dalldioa e shpifjeve dhe publikimeve nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punën tuaj. Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformat tuaja nuk duhet të përqëndrojnë në asnjë moment nga misioni dhe qëllimi juaj. Ofensiva meriton një kundërpërgjigje dhe si kundëpërgjigje shumëfishimin imediat ndaj krimit. Që nga të fortët që sollën përgjakjen midis bllokut. Kriza ulëritëse e politikës që helmon gjakun dhe verbon sytë e publikut, tha  Rama.

Gjithashtu Rama Më tej Rama i bindur tha se statistikat janë në anën e qeverisë, flasin qartë për ku ishte e ku është vendi, por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt do të përshkallëzojë më shumë shpifje, fabrikime, aktorë videosh e audio, krimi, krimi, krimi, në fjalime, debat, komente, krimi në drekë, darkë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/358435258246578/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY