VIDEO/Moderatori zbulon kush është femra më e bukur e politikës dhe i...

VIDEO/Moderatori zbulon kush është femra më e bukur e politikës dhe i ftuari më tekanjoz

68
0
Shares

Alban Dudushi këtë herë ka qenë ai që jep përgjigjet, dhe jo që pret përgjigjet.

Për më shumë se gjysmë ore, moderatori është pyetur nga Dojna Mema në emisionin ‘Pop Culture’.

Moderatori është vënë në siklet dhe nga shumë pyetje të Dojnës, e cila është ndalur ta pyesë dhe për profesionin e tij, sikurse dhe për mendimet e tij në fusha të ndryshme.

Madje ai ka zbuluar dhe ritualin e tij para hapjes së emisioneve, që është: Lëviz sa më shumë në studio.

Disa nga pyetjet e tjera kanë qenë rrotull politikës dhe figurave të ndryshme të politikës.

Ai u pyet edhe për politikanen më të bukur në vend. Alban Dudushi përmendi dy emra. “Nga brezi i politikanëve me përvojë është Arta Dade. Nga politikanet e reja është Grida Duma. Bukuria në politikë është edhe paragjykuese dhe kjo është mëse e vërtetë”, tha Dudushi.

Personazhi më karizmatik që ka intervistuar nga politika, Dudushi cilësoi Sali Berisha dhe Edi Rama si dy më karizmatikët, ndërsa nuk la pa përmendur edhe Fatos Nanon.

Sa i përket të ftuarve të tij në emision, Dudushi zbuloi se ai me më shumë teka është avokat Spartak Ngjela. “Ngjela është nga ata që ka teka, kam vapë, po vonohemi, kur do të fillojmë. Por kjo i shkon avokatit”, tha ndër të tjera Dudushi.

*(Deklaratat për politikanën i gjeni në minutat e para të intervistës)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY