Nuk i konsideroi 8 të vrarët në Selenicë, ja sqarimi i Ministrisë...

Nuk i konsideroi 8 të vrarët në Selenicë, ja sqarimi i Ministrisë së Brendshme

97
0
Shares

Ministria e Brendshme nuk i llogarit tetë të vrarët në Selenicë të Vlorës. Të paktën, këtë gjë vërtetonin statistikat e publikuara ditën e djeshme të cilat tregonin se nga janari i këtij viti deri në shtator, në Vlorë kanë ndodhur gjithsej 6 vrasje, më pak sesa kur vendi qeverisej nga PD.

Por kjo nuk kaloi pa replika dhe komente, sidomos nga ana e qytetarëve të cilët shpërthyen në rrjete sociale.

Një nga komentet arriti të tërheqë vëmendje për shkak të përgjigjes së Ministria i ka kthyer.

Komentues i shkruan: “O Ministria e  Brendshme, po ne Vlorë u vranë 8 veta more brenda ditës ju keni nxjerr 6 të vrarë brenda 9 muajve”.

Ndërsa përgjigja e Ministrisë së brendshme është, “Përshendetje, një sqarim teë shkurter: Statistikat krahasuese përfshijne vepren penale ‘vrajse me dashje’ dhe jo numrin e viktimave në ngjarje. Ju faleminderit!”.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY